Lojtari i ndeshjes kundër Manajt në Champions-in aziatik

- Bota Sot

Lojtari i ndeshjes kundër Manajt në Champions-in aziatik

Mario Mitaj është kthyer në protgaonist absolut me skuadrën e Al Itihad.

Pas një fillimi të vështirë me klubin e tij, ku u la shpesh herë në tribunë për shkak të numrit të të huajve, Mitaj tashmë duket se e ka bindur Konseisaon për të qenë titullar me skuadrën e tij.

Mbrojtësi i majtë i Kombëtares, luajti titullar në ndeshjen mes Al Itihad dhe Al Sherjah, e vlefshme për Ligën e Kampioneve aziatike duke marrë edeh vlerësime maksimale në fitoren 3-0.

“Flashscore” e ka vlerësuar Mitajn me notën 7.6 duke e konsideruar edhe lojtarin më të mirë të ndeshjes, ndërkohë që kundërshtarë me të ishin Rei Manaj me Feta Fetain.

Dy lojtarët e Shqipërisë, u aktivizuan në pjesën e dytë, me Manajn që zuri vend në minutën e 75 ndërsa Fetai në minutën e 85, por pa arritur të ndryshojnë fatet e ndeshjes.

Vetëm pak ditë më parë, Mitaj u vlerësua sërish lart, ku edhe arriti të shënonte, në një barazim dramatik 4-4.



Lexoni të gjitha në Bota Sot