Selektori i Kosovës, Franco Foda, nesër do të publikojë listën e futbollistëve kundër Sllovenisë dhe Zvicrës.
Kosova ka dy përballje të vështira në kuadër të Grupit B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
E para, luhet më 15 nëntor në konak të Sllovenisë.
E dyta, luhet më 18 nëntor ndaj Zvicrës së kapitenit Granit Xhaka, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.