Të shtunën dhe të dielën do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Të shtunën luhen dy ndeshje, spikat takimi në Skenderaj mes Drenicës dhe Ballkanit, ku drejtësinë do të ndajë Mentor Ajeti.
Dardan Çaka drejton përballjen Llapi - Prishtina e Re.
Të dielën luhet dy ndeshje tjera.
Malisheva përballet me Gjilanit, gjyqtar është caktuar Alban Shala.
Gjyqtari Gramos Shala do të gjykojë ndeshjen Ferizaj – Dukagjini.
Ndeshjet
E shtunë
Drenica – Ballkani
Llapi – Prishtina e Re
E diel
Ferizaj – Dukagjini
Malisheva – Gjilani
Drita - Prishtina – shty
Ndeshjet fillojnë në orën 13.00