Maqedonia e Veriut ka ndeshjen më të vështirë gjatë këtij edicioni dhe si finale në Cardiff me Uellsin.
Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, me shokë synojnë pikë në kuadër të Grupit J të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror në futboll.
Ndeshja mes Uellsit dhe Maqedonisë së Veriut do të luhet më 18 nëntor (20.45) në Cardiff.
Selektori i Uellsit, Craig Bellamy, tha se Maqedonia ka qenë shumë me fat që nuk ka pësuar ende humbje në këto kualifikuese.
Ai nuk i trembet Maqedonisë në asnjë rrethanë.
"Ne duhet t’i fitojmë të dy ndeshjet. Presim të mposhtim Lihtenshtajnin dhe nuk do të lejojmë të turpërohem.
Do të jetë një ndeshje ndryshe me Maqedoninë, por mendoj se ata kanë qenë me fat që nuk kanë humbur deri më tani.
Besoj se këto do të jenë ndeshje në të cilat do të kemi shumë posedim të topit dhe kjo do të na bëjë të krijojmë raste", tha Bellamy, i cili konfirmoi se nuk do të llogarisë te i lënduari Aaron Ramsey.
Belgjika kryeson me 14 pikë, pasojnë Maqedonia e Veriut me 12, Uellsi 10 pikë Kazakistani 7 e Lihteshtejni 0 pikë.