Të shtunën, Granit Xhaka i cili është pjesë e Sunderlandit, do të luaj kundër ish skuadrës së tij Arsenalit.
33-vjeçari në një intervistë për ”The Athletic”, tregoi ditën e parë kur Arteta nisi punën e pastaj si e bindi atë të qëndronte te Arsenali, pasi në ato momente kishte një ofertë në tavolinë dhe ishte në prag të largimit.
“Nuk do ta harroj kurrë ditën e parë kur erdhi Mikel. Në fushën e stërvitjes, kishim një dhomë të madhe dhe kishte disa karrige atje, por karriget ishin kudo – kaos.
Ai i çoi të gjithë njerëzit që punonin në ndërtesë në këtë dhomë dhe tha: ‘Djema, nga jashtë, dukeni kështu. Kaos’. Kështu që të gjithë marrin një karrige dhe e vendosin në vendin e duhur dhe ai thotë: ‘Dua që të jeni kështu çdo ditë’.
Pas kësaj, ai po ndërtonte mentalitetin tonë, standardet në stërvitje, para-stërvitje, aktivizim, rikuperim. Ai solli njerëz që bënë një punë të shkëlqyer. Ishte e pabesueshme të punoja me të sepse ai e shihte futbollin në një mënyrë tjetër.’’, deklaroi Xhaka.