Sulmuesi Albion Rrahmani është i pafat në ndeshjen e sotme të Conference League në mes Sparta Pragës dhe Rakow nga Polonia.
Rrahmani u paraqit nga minuta e parë për ekipin nga Çekia, Sparta, por u detyrua të largohet në minutën e 24-të.
Siç raportohet, Rrahmani është lënduar dhe braktisi fushën, për çka është një lajm i keq për kombëtaren e Kosovës në prag të ndeshjes me Slloveninë dhe Zvicrën në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Trajneri është detyruar të bëjë një zëvendësojë Albion Rrahmanin me Lukas Haraslinin.