Milevski: Në Uells pa kalkulime

- Bota Sot

Milevski: Në Uells pa kalkulime

Seleksionuesi i Maqedonisë në futboll, Blagoja Milevski, publikoi listën e lojtarëve për ndeshjen miqësore kundër Letonisë (13.11.) dhe Uellsit (18.11.) në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

“Lista është pothuajse identike me atë të mëparshmen, vetëm se kemi shtuar emrat si Dimoski, Trapanovski dhe Qamilit, të cilët nuk ishin me ne në tetor.

Shpresoj që të gjithë të jenë mirë me shëndet dhe të gatshëm për grumbullimin e ditës së hënë.

Na pret një ndeshje miqësore kundër Letonisë dhe ndeshja e fundit kualifikuese kundër Uellsit, një mundësi e mirë për mini-përgatitje para sfidës së rëndësishme.

Do ta shfrytëzojmë ndeshjen me Letoninë për t’u dhënë një shans lojtarëve me më pak kohë loje dhe për të provuar ide të caktuara, sigurisht, është e rëndësishme edhe për renditjen e FIFA-s dhe shortin e ardhshëm. Pavarësisht faktit që një pjesë e vogël e lojtarëve në kontiunitet kanë minuta në klube, duke dhënë gjithmonë maksimumin e tyre në fanellën e Maqedonisë. Për mua, ata janë fenomene.

Të luash në këtë nivel pa ritëm është e respektueshme. Të gjithë e kanë fituar vendin e tyre në ekip.

Më vjen keq që Alioski do të mungojë, ai është i rëndësishëm për ne, por ky është një shans për të tjerët që të afirmohen. Ne jemi…” duke shkuar kundër Uellsit me të njëjtën qasje, pa kalkulime, me dëshirën për të fituar dhe për të provuar se Maqedonia është me të drejtë ndër më konkurrueset në play-off-et e Kupës së Botës”, tha trajneri Milevski.

Grumbullimi I ekipit nacional është planifikuar për 10 nëntor. Në tabelën e kualifikimeve të Kupës së Botës 2026, Maqedonia është në vendin e dytë me 13 pikë, një më pak se liderja Belgjikë. Uellsi është në vendin e tretë me 10 pikë dhe një ndeshje më pak se Maqedonia.



Lexoni të gjitha në Bota Sot