Futbollisti nga Kosova, Liridon Latifi, ka shënuar për Shkëndijen e Tetovës, por në kohën shtesë iu mohua fitorja e dytë rresht në Conference League.
Shkëndija, kampion i Maqedonisë së Veriut, ka barazuar me rezultat 1:1 me Jagiellonia-n.
Pjesa e parë e ndeshjes mbyllet pa gola në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.
Në fillim të pjesës së dytë, Latifi doli në skenë e tronditi polakët.
Latifi ka shënuar nga afërsia pas harkimit nga rivënia e këndit e futbollistit Wesber.
Në minutën e 90+10, Sergio Lozano barazoi dhe ia mohoi fitoren skuadrës shqiptare.
Shkëndija renditet në vend të 21-të me 4 pikë, ndërsa skuadra polake në pozitën e 14-të me 5 pikë.