Xherdan Shaqiri është i qartë pas ndeshjes

- Bota Sot

Xherdan Shaqiri është i qartë pas ndeshjes

Kapiteni i Baselit, Xherdan Shaqiri, ka shënuar dy gola dhe asistoi në golin e tretë, në fitoren e Baselit me rezultat 3:1 ndaj ekipit rumun, Steaua, e cila u zhvillua në stadiumin ‘St. Jakob – Park’ në Basel.

Baseli ka shënuar fitoren e dytë nga katër ndeshje në Europa League në futboll.

Baseli renditet në vend të 17-të me 6 pikë të mbledhura.

"Ne nuk duhej të pësonim gol. Por në fund shënuam tre gola dhe morëm tre pikë.

Nuk do të thoja se po lodheshim, jo.

Patjetër që mund të kishim shënuar një ose dy gola të tjerë, absolutisht.

Është e rëndësishme të mos i bëjmë këto gabime përsëri, por ne vazhdojmë që të përmirësohemi.

Në fund të ndeshjes, ajo që është e rëndësishme është që ne u rikthyem pas golit që ata shënuan.

Kjo tregon karakter", ka thënë Shaqiri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot