Rrahmani në dyshime për ndeshjet e nëntorit , flet trajneri i Spartas

- Bota Sot

Rrahmani në dyshime për ndeshjet e nëntorit , flet trajneri i Spartas

Trajneri i klubit që e drejton Albion Rrahmanin në ligën qeke Brian Priske ka shpjeguar arsyen e zëvendësimit të sulmuesit kosovar në ndeshjen e fundit.

Ai theksoi se Rrahmani po kalonte një infeksion dhe kishte marrë antibiotikë, duke shtuar se, megjithëse ndihej mirë para ndeshjes, nuk ishte në formën e duhur për të vazhduar lojën.

Priske theksoi se zëvendësimi i tij ishte i nevojshëm për shkak të gjendjes fizike.

Ky zëvendësim i Rrahmanit vë në dyshim paraqitjen e tij për ndeshjet e nëntorit ku përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvilloj kundër Sllovenisë dhe Zvicrës për kualifikimet e Botërorit 2026.



Lexoni të gjitha në Bota Sot