Liridon Latifi pas barazimi me ekipin polak: Kokën lart për paraqitjen”

- Bota Sot

Liridon Latifi pas barazimi me ekipin polak: Kokën lart për paraqitjen”

Pas FCSB-së dhe Ludogoretsit, sulmuesi i krahut Liridon Latifi shënoi tjetër gol europian me peshë, por që rezultoi i pamjaftueshëm për fitore. 

Barazim 1:1 me Jagiellonian ndoshta do të ishte i pranueshëm para ndeshjes, mirëpo ashtu si rrodhi takimi, Shkëndija del e pafat nga dueli me skuadrën polake në raundin e tretë të UEFA Conference League. Liridon Latifi bëhet lojtari i parë i Shkëndijës që realizon gol në fazën krysore të një kompeticioni Evropian, pasi në dy ndeshjet paraprake nuk shënoi asnjë kuqezi (Me Rayo Vallecanon humbëm 2:0, derisa fitorja 1:0 ndaj Shelbourne erdhi pas një autogoli te irlandezëve). 

“Mendoj se ishte një ndeshje e vështirë.

Që nga fillimi ne e dinim se kemi të bëjmë me një kundërshtar mjaftë cilësor.

Mendoj se jemi përgatitur mjaft mirë. Bëmë një ndeshje të mirë, me episoda normalisht.

Arritëm që të realizojm gol dhe që ishte shumë i rëndësishëm për ne.

Por, mendoj se është punë fati, që në sekondat e fundit të pësojmë gol.

Megjithatë ne duhet të jemi me kokën lartë, pasi kemi bërë një ndeshje shumë të mirë”, u shpreh Liridon Latifi për Shkëndija Channel në prononcimin e tij pas duelit me Jagiellonian.

Sipas tij, gjatë ndeshjes skuadra për disa momente nuk ishte ‘vetvetja’, duke ndarë brengën e shqetësimin pas përplasjes së Arbin Zejnullait, i cili për disa minuta humbi vetëdijen.

“E vërtetë, na çekuilbroj pak çështja e Arbinit, por shyqyr Zotit është mirë. I dëshiroj regjenerim të shpejt dhe shpresoj të kthehet sa më shpejt me neve, sepse është një lojtar shumë i rëndësishëm”, shtoi Latifi. 

Megjithë shijen e hidhur që la mënyra se si Shkëndija ‘la’ dy pikë në këtë duel, sulmuesi kosovar ndjehet krenar për mënyrën si skuadra luftoi dhe performoi ndaj një rivali serioz si Jagiellonia. 

“Ne këtë e kemi treguar edhe më përpara, pasi kemi mundur kundërshtarë shumë cilësor, ndoshta edhe më cilësorë se kundërshtari që luajtëm sonte.

Normalisht se ne punojmë çdo ditë që të jemi edhe më të mirë dhe shpresoj që të vazhdojmë me këtë ritëm.

Tani do të kthehemi në kampionat, sepse kampionati është gjithçka për neve në këtë moment. Do të duhet të gjitha forcat ti përqendrojmë atje dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës”, - thotë Latifi. 

Gol në fitoren 2:1 në Bukuresht ndaj FCSB ku praktikisht siguruam grupet (kualifikimin në fazën kryesore) e UEFA Conference League, super gol në triumfin 2:1 ndaj Ludogoretsit, ndërsa tani tjetër realizim, i treti këtë edicion në Kupat e Evropës, që sjell barazim dhe një pikë me peshë në garën për të kaluar në fazën e eliminimit. 

“Normalisht se jam i lumtur për golin, por do të ishte më e bukur nëse do të fitonim. Megjithatë, si do që të jetë, jam i lumtur”, përfundon Latifi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot