Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, është një prej lojtarëve më të përfolur gjatë këtij sezoni në Premier League.
Së fundmi, ylli i Kombëtares së Zvicrës u pyet nga “admini” i Sunderlandit në lidhje me heroin e tij.
Futbollisti Xhaka si hero e sheh babain e tij, Ragipin.
E kjo është arsyeja.
“Babai im, për shumë arsye. Ai nuk kishte jetë të lehtë.
U largua nga vendlindja e tij, që ne, fëmijët të kishim një jetë më të mirë”, u shpreh Xhaka.