Trajneri i Jagiellonia-s, Adrian Siemieniec, pas barazimit të mbrëmshëm (1:1) me Shkendijën e Tetovës në Shkup në kuadër të Conference League në futboll. shpreh zhgënjim me performancën e lojtarëve të tij.
Siemieniec theksoi se ishte një performancë e dobët e Jagiellonisë që i lejoi Shkendijës të merrte epërsinë dhe mezi e barazuan në minutën e 90+10.
"Nëse do të ishte në kushte të tjera, do të kisha qenë i lumtur me këtë rezultat.
Por kështu, me performancën tonë si kjo, nuk jam i kënaqur.
Nuk është se jam i zhgënjyer, sepse kjo do të ishte mungesë respekti ndaj Shkendijës, por jam i zhgënjyer me lojën tonë. Rezultati është i pranueshëm në fund" - tha trajneri i ekipit polak dhe shtoi:
"Duhet ta përgëzoj edhe Shkendijën për lojën e tyre. Ata ishin të angazhuar edhe pas golit, dhe ne e nisëm ndeshjen me të vërtetë lirshëm dhe për këtë arsye ishte e vështirë të mbanim ritmin.
Një pikë është pozitive për ne pas gjithçkaje që ndodhi. Marr përgjegjësi të plotë për zgjedhjen e ekipit dhe taktikave".