Pas barazimit të pafat të mbrëmshëm (1:1) me Jagiellonian polake, Shkëndija e Tetovës, sipas treguesve të fundit, statistikave, tani ka gjasa pak më të ulëta për të hyrë në fazën eliminatore të Conference League në futboll.
“Kampioni aktual i Maqedonisë pati një rast për të arritur fitoren e radhës, por për fat të keq në minutën e 100-të të ndeshjes, pas edhe dhjetë minutash shtesë, pësoi një gol për barazim.
Tani Shkendija ka 54 për qind gjasave për të gjetur një vend në fazën eliminatore ose në 24 klubet më të mira që do të vazhdojnë në garat evropiane.
Por barazimi me polakët mbrëmë solli pikë plus për Maqedoninë në listën e klubeve të UEFA-s”, shkruan media maqedonase “Ekipa”.
Maqedonia tani është +0.250 pikë, duke iu afruar më shumë Irlandës së Veriut dhe Lituanisë në listë, dhe duke u dalluar në listë para Andorrës, Bjellorusisë dhe Luksemburgut.