Talenti i madh nga Kosova, Arijon Ibrahimoviç, është ftuar në radhët e Gjermanisë U-21.
Ibra është futbollisti i Heidenhemit të Bundesliga I.
Nga ana tjetër, media në Bosnjë dhe Heërcegovinë, “Sportsport:, shkrua me titull: “Kosova dhe Shqipëria pësuan një goditje të rëndë këtë mëngjes pasi panë atë që postoi Arijon Ibrahimoviç në rrjetet sociale, e cila e lidhte atë me këto dy ekipe kombëtare”.
“Edhe pse i lindur në Gjermani, ky 19-vjeçar ka të drejtë të ndryshojë shtetësinë e tij, dhe përveç Gjermanisë, ai ka mundësinë të zgjedhë midis dy ekipeve të tjera kombëtare.
Këto janë Kosova dhe Shqipëria, të cilat kanë treguar interesim të madh për të. Megjithatë, pati spekulime se Ibrahimoviç vendosi të luante për Kosovën, nga janë prindërit e tij, por tani është e qartë se asgjë nuk do të dalë prej saj.
Edhe pse muajin e kaluar Kosova festoi lajmin se Ibra kishte zgjedhur vendin e tyre dhe se së shpejti do të merrte një ftesë, këtë mëngjes nga Gjermania erdhën informacione tronditëse.
Në fakt, Ibrahimoviç ishte në listën e ekipit kombëtar të të rinjve gjermanë dhe vendosi të përgjigjej, gjë që e konfirmoi në rrjetet sociale.
Historia që Ibrahimoviç postoi në Instagram ishte goditja më e rëndë për Kosovën dhe Shqipërinë, sepse ai konfirmoi me krenari se kishte marrë një ftesë nga Gjermania dhe se do të luante për ekipin kombëtar të të rinjve.
Ai më parë kishte kaluar pothuajse të gjitha përzgjedhjet e të rinjve të Gjermanisë, por kur filloi të lidhej me Kosovën dhe Shqipërinë, dukej se ai patjetër po ndryshonte ekipin kombëtar dhe se kishte vendosur të luante për Kosovën.
Megjithatë, kjo do të jetë një goditje e madhe për Kosovën, duke pasur parasysh se ata besonin se gjithçka kishte mbaruar tashmë dhe mezi prisnin ardhjen e Ibrahimoviç si një nxitje të madhe për ta:, shkruan mes të tjera media bishnjake.