Tahir Lushtaku debuton me barazim te Trepça

- Bota Sot

Tahir Lushtaku debuton me barazim te Trepça

Tahir Lushtaku debuton në pankinën e Trepçës së Mitrovicës, duke barazuar me rezultat 1:1 me Feronikelin ‘74, në ndeshjen e javës së 16-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Kryendeshja e javës mes Trepçës dhe “Niklit” u karakterizua me lojë të fortë.

Mysafirët kaluan në epërsi me golin e Shpresim Zogut në minutën e 67-të.

Trepça evitoi humbjen në finish të takimit pikërisht në minutën e 79-të falë golit të Rilind Hazirajt.

Trepça zë vendin e nëntë me 24 pikë e Feronikeli të dytin me 33 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot