Tomori nuk fal në shtëpi

- Bota Sot

Tomori nuk fal në shtëpi

Tomori ka fituar në shtëpi përballë Këlcyrës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë së Dytë, grupi B.

Sfida e zhvilluar në stadiumin e Beratit, përfundoi me shifrat 3-0.

Golat për skuadrën beratase u shënuan nga Hassan dhe Arbri, në minutën e 20-të dhe 42-të.

Ndërkohë që për golin e 3-të, mendoi Ngene, i cili gjeti rrugën e rrjetës në të 54-tën.

Kështu, Tomori merr fitoren e parë sezonale, duke shkuar në kuotën e 4 pikëve në vendin e 7-të. Në krahun tjetër me vetëm 1 pikë, skuadra e Këlcyrës mbetet në vendin e fundit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot