Selektori i Shqipërisë: Nuk e donin në listë pas Serbisë

- Bota Sot

Selektori i Shqipërisë: Nuk e donin në listë pas Serbisë

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të vlefshme për Botërorin 2026 ndaj Andorrës (13 nëntor, ora 20:45, “FAF)) dhe Anglisë (16 nëntor, ora 18:00, “Air Albania”)

“Kriteri ynë ka qenë gjithmonë i tillë, ne nuk grumbullojmë një lojtar i cili luan 10 ndeshje me Realin, apo se nuk luan me ekipin e tij. Vjen sepse ne na intereson dhe e shohim se si përgjigjet në fushë.

Dua të bëj një paralelizëm me situatën e Rey Manajt. Dy muaj më parë Manaj supozohej se duhet të ishte jashtë listës, se humbi penalltinë me Serbinë. Unë mund të flas për Manajn se e njoh që nga viti 2014.

Pas 97 ditësh, pas penalltisë së humbur me Serbinë në shtëpi, ishte një lojtar që nuk vlente për kombëtaren, nuk bën, nuk ka lidhje. Por Manaj duhet, u bë hero me golin e shënuar ndaj Serbisë.

Nuk ishte as i dobët dhe as hero, është një lojtar që po bën mirë dhe përfaqëson fanellën tonë, si shumë lojtarë të tjerë. Unë si çdo trajner, nuk mund të punoj shumë mbi “më shërben apo jo”, tha selektori i Shqipërisë, Sylvinho.



Lexoni të gjitha në Bota Sot