Unioni Evropian i Futbollit (UEFA) ka njoftuar orarin e ndeshjeve në kualifikimet e ardhshme të Kampionatit Botëror në futboll (femrat).
Ndeshjet do të luhen në mars, prill dhe qershor të vitit të ardhshëm, dhe Mali i Zi është në Grupin B1, ku janë edhe Uellsi, Republika Çeke dhe Shqipëria.
“Ekipi i Mirko Mariq do të hapë dhe mbyllë kualifikueset me ndeshjet kundër Shqipërisë.
Mali i Zi do të presë Shqipërinë më 3 mars, ndërsa të njëjtët rivalë do të luajnë në xhiron e fundit, më 9 qershor.
Në mars, skuadra jonë do të luajë kundër Uellsit, e më pas do të ketë ndeshje me Republikën Çeke në prill - ndeshja jashtë fushe është paraparë për 14 prill, katër ditë më vonë të njëjtët rivalë do të luajnë në Mal të Zi.
Xhiro e parafundit, 5 qershor, është i rezervuar për ndeshjen me Uellsin”, shkruan media malazeze “Vijesti”.
Vendi i parë në grup sjell një vend në Ligën A, ndërsa fitimi i njërit prej tre vendeve të para çon në raundin e parë të fazës play-off - kualifikuese.
Orari
3 Mars
Mali i Zi - Shqipëria
7 Mars
Uells - Mali i Zi
14 Prill
Republika Çeke - Mali i Zi
18 Prill
Mali i Zi - Republika Çeke
5 Qershor
Mali i Zi - Uells
9 Qershor
Shqipëria - Mali i Zi