Anid Kurti zyrtarisht ftohet në kombëtaren Finlandës U-15.
Talenti i madh i futbollit, është djali i ish futbollistit të mirënjohur Xhevat Kurti.
Lajmin e ka bërë të ditur Xhevat Kurti përmes një njoftimi në facebook.
“Anid Kurti ka marrë ftesën zyrtare për të përfaqësuar Finlandën U15.
Një hap i madh drejt ëndrrës së tij dhe fryt i punës, disiplinës e talentit të jashtëzakonshëm.
Urime Anid — vazhdo të shkëlqesh, rruga është e jotja!
Krenar me ty Anid”, ka shkruar Kurti.