Futbollisti shqiptar Ivan Balliu pati një përplasje me trajnerin e Rayo Vallecanos, Inigo Perez.
Ky i fundit vendosi ta zëvendësonte pas 55 minutave lojës, ndërsa Rajo po humbiste me rezultatin 2:0 ndaj Lech Poznan.
Pas katër ndërrimeve erdhi edhe fitorja.
Luis De La Fuente publikoi sot listën e Spanjës për ndeshjet e nëntorit.
Një pyetje iu drejtua për rastin e Balliut me trajnerin dhe trajneri i Spanjës u tregua i prerë.
Përplasja mes Balliut dhe Inigos, si të duket kur futbollisti rebelohet ndaj trajnerit?
“Jam 100% në favor të trajnerit, gjithmonë.
Dhe gjithmonë 100% për mungesën e respektit.
Për mua është e patolerueshme”, u shpreh De La Fuente.