Imran Fetai mbrëmë shkëlqeu në fanellën e KF Shkëndija e Tetovës kundër skuadrës polake, Jagiellonia Białystok (1-1), e vlefshme për javën e tretë të Ligës së Conferencës europiane.
Fetai ishte një nga lojtarët më protagonist në fushën e lojës, duke bërë një ndeshje pozitive.
Ishte i pakalueshëm në mbrojtje. Jo vetëm mbrëmë, por Fetai gjatë gjithë aventurës europiane ka bërë ndeshje fantastike.
Thjeshtë është një profesioinist i vërtetë.
Pikërisht mbrojtësi 23 vjecar ka përfunduar në radarin e disa skautëve të disa skuadrave nga Polonia dhe Serie A.
Open-TV mëson ekskluzivishtë se për Fetain ka shprehur interesim skuadra polake Lech Poznan.
Sipas burimeve të Open-TV për të ndjekur nga afër Fetain, në shkallët e stadiumit Todor Proesi në Shkup kishte skaut edhe nga skuadra të Serie A.
Por Lech Poznan duket se ia ka “rrëmbyer” vëmendjen.
Në ditët në vazhdim mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Fetait.