Shqiptari me dy gola çon peshë Turqinë

- Bota Sot

Shqiptari me dy gola çon peshë Turqinë

Futbollisti Taulant Seferi ka treguar cilësitë e tija në ndeshjen e sotme dhe është më i merituari për fitoren e ekipit të tij, Bodrumspor me rezultat 5:0 ndaj Istanbulspor AS, në ndeshjen e javës së 13-të të Ligës së Parë të Turqisë.

Seferi shënoi në minutën e 45-të e 68-tën. 

Arlind Ajeti është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 47-të.

Seferi e Ajeti u paraqitën nga minuta e parë për Bodrumsporin.

Ajeti u zëvendësua në minutën e 84-të.

Brazao (7), Fredy (54-nga penalltia) e Bilsel (90+1) shënuan golat tjerë.

Futbollisti Florian Loshaj u paraqit 57 minuta te Istanbulspor AS.

Bodrumspor kryeson me 27 pikë e Istanbulspor AS është i 15-ti me 14 sosh.

Diagbe i Amedpsor prin në listën e shënuesve me 10 gola i ndjekur nga Seferi me 6.



Lexoni të gjitha në Bota Sot