Operohet

- Bota Sot

Operohet

Mateo Çipi i është nënshtruar sot operacionit, pas dëmtimit të rëndë që pësoi në Vlorë.

Klubi ka publikuar foton e Çipit nga spitali duke treguar se ndërhyrja është kryer me sukses.

Për të kuqtë është operacioni i tretë brenda sezonit. Më parë të njëjtën situatë kanë kaluar Albers Keko dhe Amos Nondi.

Njoftimi i Partizanit:

“Mateo Çipi ka kryer me sukses operacionin, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen ndaj Flamurtarit.

Mbrojtësi ynë iu nënshtrua sot një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Për pak ditë lojtari do të nis edhe fazën e rehabilitimit me një program të detajuar nga stafi mjekësor i ekipit”



Lexoni të gjitha në Bota Sot