Prizren: Policia jep detaje – një këmbësor viktimë e aksidentit

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Policia jep detaje – një këmbësor viktimë e aksidentit

Sot rreth orës 18:12, në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë fatale. Sipas konfirmimit të toger Shaqir Bytyqit, zëdhënës rajonal i Policisë në Prizren, bëhet fjalë për një goditje këmbësori, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, raporton Gazeta e Prizrenit.

Në vendin e aksidentit kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe eprorët policorë. Sipas të dhënave të para, viktima është një person i gjinisë mashkullore, i moshuar, i cili ende nuk është identifikuar.

Ndërkohë, i dyshuari në këtë rast është një zyrtar policor nga Prizreni, i cili në momentin e aksidentit ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe po udhëtonte me veturë private.

“I dyshuari aktualisht ndodhet në Stacionin Policor të Prizrenit. Për veprimet e mëtejshme administrative dhe penale do të koordinohemi me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Prokurorin Kujdestar,” ka deklaruar Bytyqi për Gazetën e Prizrenit.

Lidhur me rastin janë njoftuar Prokurori i Shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët janë duke u marrë me procedurat e nevojshme hetimore. / Gazeta e Prizrenit /



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit