Anglezët nuk e falin Osmajiqin, dënohet rëndë! Ja arsyeja

- Bota Sot

Anglezët nuk e falin Osmajiqin, dënohet rëndë! Ja arsyeja

Millutin Osmajiqin, sulmuesi malazez i Preston North End, është pezulluar për nëntë ndeshje.

Po ashtu është gjobitur me 21,000 funte, pasi u shpall fajtor për racizëm ndaj mesfushorit të Burnleyy, Hannibal Mejbriy, gjatë një ndeshjeje në shkurt.

26-vjeçari Osmajiq i ka mohuar akuzat që nga fillimi dhe klubi i tij tani i ka dalë në mbrojtje. 

Edhe pse Komiteti Disiplinor i Federatës së Futbollit (FA) vendosi në shtator se kishte pasur një "shkelje të rëndë" për përdorimin e gjuhës fyese racore, Preston reagoi se vendimi nuk u mor në bazë të "përtej çdo dyshimi të arsyeshëm"..



Lexoni të gjitha në Bota Sot