Afrim Tovërlani e godet Vokrrin, ja arsyeja

- Bota Sot

Afrim Tovërlani e godet Vokrrin, ja arsyeja

Braktisja e kombëtares U21 të Kosovës po vazhdon.

Pak muaj pasi kapiteni i kombëtares U21 të “Dardanëve”, Etnik Brruti kaloi te Shqipëria U21, të njëjtën gjë e ka bërë edhe një futbollist tjetër i Superligës së Kosovës.

Diar Vokrri, i cili luan aktualisht te Ballkani ka ndërruar ambient sa i përket kombëtares, duke kaluar te kombëtarja U21 e Shqipërrisë, nën drejtimin e Alban Bushit.

Selektori i kombëtares së Shqipërisë U21 e ka publikuar gjatë ditës së sotme listën e futbollistëve, dhe pjesë e saj ishte Diar Vokrri.

Për largimin e Vokrrit në drejtim të Shqipërisë, ka folur edhe selektori i kombëtares U21 të Kosovës, Afrim Tovërlani.

“Futbollisti në fjalë ka kërkuar vend të sigurt në formacion, e tek Afrim Tovërlani vetëm deka është e sigurtë. Ia kam dhënë mundësinë ndaj Rumanisë, ka luajtur 90-të minuta, ndaj Spanjës ka luajtur Erion Sadriu, i cili ka pasur paraqitje mjaft të mirë.

Tek unë s’ka vende të sigurta për askënd, jo vetëm për atë”, tha Afrim Tovërlani për arsyen e ‘largimit’ të Vokrrit.

“Ai nuk ka të drejtë loje me Shqipërinë në këto kualifikime të EURO 2027. Ai mund t’i luajë vetëm miqësoret deri në atë kohë”, përfundoi trajneri i kombëtares U21 të Kosovës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot