Skuadra e Tiranës është në një situatë ku fitorja ndaj Vorës shikohet si “detyrim”.
Bardheblutë edhe pse prezantuan trajnerin e ri, sërish po enden në një “batak” ku është e vështirë të japësh një shpjegim konkret se çfarë po ndodh.
Humbja pararendëse ndaj Bylisit e ka përkeqësuar edhe më tepër bilancin, e përkthyer me vendin e fundin në tabelë.
Nëse i referohemi ndeshjev si pritëse, Tirana nuk ka fituar në asnjë rast përgjatë takimeve.
Kjo e dhënë mund të shërbejë si “spunto” për ta thyer “tabunë” ndaj Vorës së Arjan Bellait.