Shqipëria U-21 po furnizohet me talentet e Kosovës, pas Etnik Brrutit, iu bashkua edhe Diar Vokrri.
Alban Bushi sot shpalli listën e Shqipërisë U-21, në listë është edhe Diar Vokrri, aktualisht është futbollist i Ballkanit.
Selektori i kombëtares së Kosovës, Afrim Tovërlani, ka thënë se është e padrejtë mu kushtëzuar fanella e kombëtares së Kosovës.
Tovërlani ka reaguar me largimin e Vokrrit.
“Vokrri ka kërkuar vend të garantuar në formacion, gjë që s’ka ka gjasa as për të e as njërin!
Është e padrejtë mu kushtezu fanella dardane.
Ka thënë pse po e shtini Sadriun në vend temin, a flitet kështu për bashkëlojtarin….
Unë e të gjithë e kemi vetëm vdekjen e garantuar dhe asgjë në këtë jetë!
Unë i trajtoj të gjithë të barabartë, nuk bej hile kurrë. Po mund të gaboj por jo me qëllim!
Për mua primare rezultatet dhe fanella dardane”, thotë Tovërlani për gazetën kombëtare “Bota sot”
Tovërlani drejton gishtin tek menaxherët, duke thënë se duke i shkatërruar futbollistët.
“Menaxherët janë duke i shkatërruar futbollistët për interesa të tyre personale”, ka përfunduar Tovërlani.