Derbi i Torinos

- Bota Sot

Derbi i Torinos

Një atmosferë ndryshe mbulon vigjiljen e derbit të Torinos.Juventus po përgatitet për sfidën e madhe të sotme kundër Torinos (ora 18:00, Allianz Stadium), por këtë herë pa konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes.

Trajneri i ri i bardhezinjve, Luçiano Spaleti, ka vendosur të mos dalë përpara mediave, duke lënë që të flasë vetëm fusha.

Një zgjedhje që shënon ndryshim stili dhe sinjalizon përqendrim absolut tek ndeshja.

Vendimi për të anuluar konferencën nuk lidhet me motive sportive, por me një arsye organizative.

Të premten, më 7 nëntor, Juventusi mbajti Asamblenë e Aksionarëve, një ngjarje kyçe për jetën e klubit.

Në rendin e ditës ishin çështje të rëndësishme si miratimi i bilancit financiar dhe emërimet e reja në bordin drejtues. Ky takim, me peshë të madhe për të ardhmen institucionale të shoqërisë, ka zënë të gjithë vëmendjen e klubit, duke e shtyrë Spaletin të flasë vetëm pas ndeshjes.



Lexoni të gjitha në Bota Sot