“Kishte frakturë në kokë…”, mjeku jep detaje për gjendjen e të lënduarit rëndë nga aksidenti në Vrellë

- Bota Sot

“Kishte frakturë në kokë…”, mjeku jep detaje për gjendjen e të lënduarit rëndë nga aksidenti në Vrellë

Mjeku në Klinikën Emergjente të QKUK-së, Avdush Bajgora, ka treguar për gjendjen e mbrëmshme në të cilën ka ardhur njëri prej pacientëve nga aksidenti i rëndë në Vrellë.

Ai tha se nga gjendja që e ka parë mbrëmë njëri prej të lënduarve e kishte pësuar një frakturë në kokë teksa ka një lëndim edhe në abdomen.

Njëri prej të lënduarve ka frakturë në kokë, ka lëndim edhe në abdomen”, tha Bajgora për median.

Bajgora tha më tej për pacientin se tani është në mjekim intensiv.

Përpos tij, edhe një pacient tjetër po trajtohet në QKUK, kurse dy të tjerë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Pesë pacientët e tjerë të lënduar në aksident janë liruar për në shtëpi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot