Pas fitores mbresëlënëse në mesjavë ndaj PSG-së, Bajerni ka tani në shënjestër një tjetër rekord: dhjetë fitore radhazi në Bundesliga për të nisur sezonin duke barazuar arritjen e Bajernit nën drejtimin e Pep Guardiolës.
Megjithatë, Vinsent Kompani paralajmëron që të mos nënvlerësohet kundërshtari, Union Berlin.
Pyetja më e rëndësishme që Kompani nuk mundi dhe nuk deshi t’i përgjigjej në fillim të konferencës ishte: kush, pas betejës në Paris dhe një pjese loje me dhjetë lojtarë, është në gjendje për ndeshjen kundër Union Berlin dhe kush ka nevojë për pushim?
“Do ta dimë më shumë nesër në mëngjes pastaj do të vendosim,” tha belgu. Ai zbuloi vetëm se Rafael Guerreiro do të pushoj. “Ai ishte në skuadër në Paris, por ndjeu pak shqetësime pas ndeshjes me Leverkusenin. Do ta lëmë jashtë të shtunën që të rikuperohet plotësisht. Është masë parandaluese, por vendimi i duhur,” shpjegoi Kompani për mungesën e portugezit.
Rekordet aktuale përveç fillimit më të mirë të ligës, në lojë është edhe fitorja e 17-të radhazi në të gjitha garat që e kënaqin Kompani, por për të ka gjëra më të rëndësishme: “Nuk jam i përqendruar te rekordet, më mirë të fitoj një finale. Por kaq shumë fitore duhet t’i japin skuadrës besim,” tha ai. Sidomos me mendje nga e ardhmja, shtoi belgu: “Kur gjërat nuk shkojnë mirë, ekipi duhet ta kujtojë këtë periudhë dhe të mendoj: ne mund ta bëjmë.”
Ad
This Could Be the Best Time to Trade Gold in 5 YearsIC Markets
Gold Is Surging in 2025 — Smart Traders Are Already InIC Markets
Bajern do të përballet me Union Berlin jo vetëm këtë të shtunë, por edhe më 3 dhjetor në raundin e 16-të të Kupës së Gjermanisë.
“Nuk fituam atje sezonin e kaluar dhe duam ta ndryshojmë këtë,” tha ai, duke iu referuar barazimit 1-1 në pranverë. “Do të jetë një betejë, jo një ndeshje e lehtë.
Nuk do të bëhet fjalë vetëm për zotërim topi dhe presing, por edhe për goditje standarte, duele dhe topa të dytë,” parashikoi Kompani, duke vënë në dukje forcën kolektive dhe qëndrueshmërinë në shtëpi të kundërshtarit.