Dardanët U21 do të grumbullohen më 10 nëntor në Qipro

- Bota Sot

Dardanët U21 do të grumbullohen më 10 nëntor në Qipro

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani, ka publikuar listën e futbollistëve të cilët do të jenë pjesë e grumbullimit për dy ndeshjet e muajit nëntor në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2027.

Dardanët U21 do të grumbullohen më 10 nëntor në Qipro, ku do të zhvillojnë përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Kombëtares së Qipros U21, e cila do të luhet më 14 nëntor 2025, në ora 19:00 sipas kohës lokale, në qytetin Larnaka.

Pas kësaj përballjeje, ekipi do të udhëtojë për në Turku të Finlandës më 15 nëntor, ku do të zhvillojë ndeshjen e dytë, më 18 nëntor, kundër Finlandës U21, me fillim nga ora 18:30 sipas kohës lokale.

Lista

Përzgjedhësi Tovërlani ka përfshirë në listë një kombinim futbollistësh që aktivizohen si në kampionatin vendor, ashtu edhe në liga të ndryshme evropiane, me synim që skuadra të vazhdojë me paraqitje të mira dhe rezultate pozitive në këto kualifikime.



Lexoni të gjitha në Bota Sot