Tirana leksion me tre sete Dinamos

- Bota Sot

Tirana leksion me tre sete Dinamos

Kupa e Shqipërisë në volejboll për femra ka zhvilluar dje dy ndeshje të vlefshme për javën e dytë të fazës së grupeve.

Tirana, mbajtësja në fuqi e këtij trofeu, ka shënuar suksesin e dytë, duke komanduar Grupin B me pikë të plota. Vajzat bardheblu mposhtën Dinamon me rezultatin e pastër 0-3 në takimin e zhvilluar në “Feti Borova”

.Skuadra e drejtuar nga trajneri Adrian Gorenca i mbylli llogaritë në harkun kohor të 77 minutave ndaj një Dinamoje që duket se ka mbetur me pasoja nga pezullimi i brazilianes Nayara Ferreira.

Pas një seti të parë të luftuar, të mbyllur 22-25 për Tiranën, dy setet e tjera nuk kishin shumë histori, me vajzat bardheblu që i morën thellë në shifrat 11-25 dhe 16-25.

Një fitore e rëndësishme për Tiranën, që kërkon kualifikimin si vend i parë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot