Drenica e Skenderajt ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:0 ndaj Ballkanit, në ndeshjen e javës së 13-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Gjatë pjesës së parë udhëtuesit shpërdoruan disa raste të mira.
Në pjesën e dytë Drenica ka treguar lojë të mirë duke ndëshkuar dy herë ish kampionin e Kosovës.
Futbollisti Udoyen Akpan shënoi për 1:0 nga afërsia, pas asistimit të Indrit Prodanit pikërisht në minutën e 56-të.
Kreshnik Uka në minutën e 63-të shënoi gol të bukur me kokë në këndin e majtë të portës së therandasve, 2:0.
Drenica ngritet në vend të katërt me 18 pikë e ka 5 më pak se Ballkani që gjendet dy vende më lartë.