Llapi Podujevës zhgënjeu në stadiumin “Zahir Pajaziiti” në Podujevë.
Prishtina e Re ka importuar një pikë të madhe duke luajtur baras (1:1) me Llapin, në ndeshjen e javës së 13-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Futbollisti Elvis Prençi shënoi në minutën e 14-të për epërsinë e Prishtinës së Re.
Në minutën e 51-të Arianit Hasani ka barazuar rezultatin 1:1!
Llapi renditet në vend të 5-të me 17 pikë e Prishtina e Re e fundit me 9 sosh.