Rabotniçki u paraqitë me 6 futbollistw shqiptarë nga minuta e parë, kapiteni Demiri, Asani, Elezi, Imeri, Zhaku, Kadriu, ndërsa Hoxha u aktivizua nga minuta e 82-të
Kriza e rezultateve të Rabotniçkit u thellua edhe më shumë pas humbjes së sotme në Kumanovë me rezultat 2:1 nga Bashkimi.
Ekipi vendas dominoi që nga fillimi, duke marrë epërsinë 2:0 me anë të Abdulhadi Jahja në minutën e 41-të dhe Avorniyos në atë të 63-tën.
Ditmir Hoxha ngushtoi humbjen në minutën e 87-të.
Pas javës së 13-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Bashkimi mban vendin e pestë me 22 pikë e Rabotniçki është në të 11-tin me 7 sosh.