Shkëndija e Haraçinës ka 10 fitore e 2 barazime në 12 ndeshjet e Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Shkëndija me zemër të madhe, ka gjunjëzuar edhe Vardarin në Negotinë me rezultat 2:1.
Një fitore që nuk paguhet me asgjë, aq me tepër se Bregallnica pësoi humbje si vendas nga Bellasica e Strumicës me 0:1.
Për fitoren e haraçinasve shënuan Dario Desniq e Lupçe Terpeski.
Shkëndija kryeson me 32 pikë, duke lënë pas Bregallnicën me 27, Ohrin 27, Bellasicën 25 pikë etj.