Como luan baras (0:0) me Cagliarin në takimin e javës së 11-të në Serie A në futboll.
Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, u aktivizua nga minuta e 90+të për Comon.
Pikë e madhe për udhëtuesit.
Como është në vend të shtatë me 18 pikë e Cagliari në të 14-tin me 10 sosh.