Nga viti 1912 e deri më sot, Shqipëria ka pasur kryeministra që kanë mbajtur detyrën për periudha të ndryshme kohore.
Por një pre tyre veçon, pasi është më jetëshkurtri në detyrë.
Bëhet fjalë për ish-kryeministrin Qazim Koculli, që ka qeverisur për vetëm 6 orë më 6 dhjetor 1921.
Jeta dhe veprimtaria politike
Qazim Koculi u lind Kocul të Vlorës më 14 prill 1883. Ishte ushtarak në marinën osmane, udhëheqës ushtarak shqiptar, senator.
Arsimin fillor e kreu në Vlorë dhe me ndihmën e Syrja bej Vlorës vijoi dhe përfundoi studimet e larta në Akademinë e Lartë Ushtarake të Stambollit. U emërua më pas në Marinën Ushtarake të Perandorisë Osmane, ku fitoi gradën e Togerit.
Koculi arratiset për në Argjentinë, ku qëndron nga 1909 e deri më 1913. Kthehet në Vlorë, pasi iu përgjigj një thirrjeje të Ismail Qemalit, ku caktohet drejtor të portit të Vlorës në tetor të vitit 1914.
Zgjidhet deputet i Vlorës në zgjedhjet e para të 5 prillit 1921. Ishte mbikqyrës i qeverisë së Pandeli Evangjelit së bashku me Bajram Currin dhe Avni Rustemin në periudhën tetor-nëntor 1921.
Ai më 6 dhjetor u ngarkua nga Këshilli i Naltë për një kabinet prej 8 anëtarësh. Paraqiti dorëheqjen me argumentimin se nuk ia thoshte administrimit si i ndershëm që ishte.
Në zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923, Qazim Koculi u zgjodh sërish deputet i Vlorës në Kuvendin Kushtetues. Gjatë kësaj kohe vazhdoi të përkrahte po atë linjë politike që ishte për rrëzimin e qeverisë.
Koculi ishte ndër pjesëmarrësit dhe përkrahësit e Lëvizjes së qershorit 1924.
Me Triumfin e Legalitetit, Qazim Koculi emigroi jashtë Shqipërisë bashkë me politikanët e tjerë.
Pas pushtimit fashist, Koculi u kthye në Shqipëri, dhe në dhjetor 1939 emërohet anëtar i Këshillit të Lartë të Shtetit.
Më 5 janar 1943, Qazim Koculi vritet në Vlorë për hakmarrje.