Real Madrid, PSG dhe Bayern në betejë për mbrojtësin francez

- Bota Sot

Real Madrid, PSG dhe Bayern në betejë për mbrojtësin francez

 

Upamecano, i lindur në vitin 1998, është një ndër shtyllat e mbrojtjes së skuadrës së Vincent Kompany, prandaj drejtuesit e klubit bavarez, me në krye drejtorin sportiv Christoph Freund, po përpiqen me çdo mënyrë të arrijnë një marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Së fundmi, nga Franca është përfolur për një marrëveshje të mbyllur mes lojtarit dhe Real Madridit, por lajmi është mohuar nga eksperti i merkatos Fabrizio Romano. Megjithatë, ai ka konfirmuar se ka pasur kontakte mes përfaqësuesve të Upamecano-s dhe drejtuesve të klubit spanjoll.

Në të njëjtën kohë, edhe Paris Saint-Germain ka hyrë në garë, duke kontaktuar rreth situatës së mbrojtësit për të kuptuar mundësitë e një transferimi të mundshëm në “Parc des Princes”.

Ndërkohë që Bayerno po lufton për ta bindur të qëndrojë, gara mes Real Madridit, PSG-së dhe vetë bavarezëve është zyrtarisht e hapur dhe e ardhmja e Upamecano-s pritet të jetë një nga historitë më të ndjekura të merkatos së vitit 2025.

Dayot Upamecano është kthyer në një nga emrat më të nxehtë të merkatos evropiane. Mbrojtësi francez i Bayern-it, i cili ka kontratë deri në qershor të vitit 2026, do të jetë i lirë që nga janari të negociojë me çdo klub që dëshiron dhe kjo ka ndezur garën mes gjigantëve të kontinentit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot