Atletico merr tre pikë me mund të madh

- Bota Sot

Atletico merr tre pikë me mund të madh

Atletico Madridi me mund të madh ka arritur tre pikë në kuadër të javës së 12-të të elitës së futbollit spanjoll.

Skuadra e trajnerit Diego Simeone e mposhti me rezultat 3:1 Levanten.

Dela (12 - autogol) e Griezmann (61 e 80’) – shënuan për Atleticon dhe Sanchez (21) për udhëtuesit.

Atletico Madridi renditet në vend të tretë me 25 pikë e Levante në të 17-tin me 9 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot