Skuadra e futbollit Gjilani ka punuar me përkushtim gjatë gjithë javës në përgatitje të ndeshjes së fundjavës përballë Malishevës.
“Gjithë grupi ka patur fokusin e duhur në seancat stërvitore të cilat janë zhvilluar në terminet e mëngjesit.
I diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit ka mbetur Astrit Thaqi, i cili po vazhdon të rikuperohet nga lëndimi që ka pësuar javë më parë, ndërkohë që Robert Rrahmani është në proces të ekzaminimeve të fundit mjekësore përpara se të zbres në fushën e lojës.
Në listë për ndeshjen do të jenë edhe Mevlan Adili dhe Sabit Bilali, të cilët munguan nga ndeshja e fundit për shkak të suspendimeve”, njofton SC Gjilani.
Dueli ndërmjet Malishevës dhe Gjilanit do të zhvillohet të dielën më 9 nëntor në “Liman Gegaj” me fillim nga ora 13:00.