Milani kthehet me një pikë nga Parma, megjithëse fitoren e kishte në dorë!
Parma ka barazuar me rezultat 2:2 me Milanin.
Skuadra e Milanit avancoi me rezultat 0:2, por vendasi nuk u dorëzuan në asnjë moment duke e barazuar rezultatin.
Për Milanin shënuan Saelemaekers (12) e Leao (25) dhe për Parmën Bernabe (45+1) e Del Prato (62).
Pas javës së 11-të në Serie A. Milani zë vendin e dytë me 22 pikë e Parma të 17-tin me 8 sosh.