Spaleti nuk i kursen elozhet për Edom Zhegrovën:

- Bota Sot

Spaleti nuk i kursen elozhet për Edom Zhegrovën:

Trajneri i Juventusit, Luçiano Spaleti nuk i ka kursyer elozhet për yllin shqiptar të Kosovës, Edon Zhegrova, duke deklaruar se së shpejti do ta kemi në top formë.

“Nuk do të duhet shumë kohë që ta kemi në formën më të mirë.

Djaloshi është i mençur, por sigurisht duhet ta luajmë atë lojë.

Ai mund të bëhet një “gjemb në anën tonë”, sepse ka atë çmendurinë për të provuar gjëra që ndoshta as vetë nuk e di si i bën.

Së bashku me Jildiz, le të themi se kemi disa “municione” në ato zona të fushës. Mund të luajmë me dy sulmues dhe ta provojmë këtë skemë.

Openda është një sulmues i parë ose i dytë, kështu që është e realizueshme. Mund të luajmë edhe me një formacion 4-3-3”, deklaroi Spaleti.

Kujtojmë që Zhegrova hyri si zëvendësues sërish te “Zonja e Vjetër”, këtë herë në barazimin pa gola ndaj Torinos, ku dha paraqitje pozitive pavarësisht që nuk e gjeti rrugën drejtë rrjetës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot