Gol dhe asist në 7 minuta, ish-i i Kombëtares shqiptare “ngre peshë” stadiumin

- Bota Sot

Gol dhe asist në 7 minuta, ish-i i Kombëtares shqiptare “ngre peshë” stadiumin

Odise Roshi është protagonisti kryesorë i sfidës mes Keciorengucu dhe Adana, duel ky që po luhet në transfertë. Ekipi i Keciorengucu po udhëheq 2-0 falë futbollistit shqiptar.

Duel ky i vlefshëm për javën e 13-të në Ligën e parë turke. 

Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 5-të të takimit, duke kaluar të tijtë në avantazh. Një gabim i portierit kundërshtarë, bëri që Roshi të përfitonte dhe më pas të çonte topin në fundin e rrjetës.

Por nuk u ndal vetëm me kaq, pasi fieraku arriti të asistonte në minutën e 12-të për shokun e skuadrës, Diouf, i cili dyfishoi shifrat. Aktualisht po luhet minuta e 25-të e sfidës dhe Keciorengucu udhëheq 3-0.



Lexoni të gjitha në Bota Sot