Odise Roshi është lojtar kyç për Keciorengucu.
Këtë e ka treguar edhe sot në sfidën ndaj Adana Demirspor.
Ishte pikërisht minuta e pestë, kur Roshi dërgoi topin në rrjetë.
Shtatë minuta më vonë asistoi golin e dytë të takimit të vlefshëm për javën e 13-të të Ligës së Parë turke.
Për Roshin ishte goli i parë në këtë kampionat.
Duken formalitet 3 pikët për Keciorengucun në këtë takim, ndërsa synon të shkojë në vendin e 13-të.