Ndalohen dy të dyshuar për dhënie dhe marrje ryshfeti për votimin në Fushë Kosovë

- Bota Sot

Ndalohen dy të dyshuar për dhënie dhe marrje ryshfeti për votimin në Fushë Kosovë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton në Komunën e Fushë Kosovës, me vendim të Prokurorit të shtetit, janë ndaluar dy persona, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin’’.

Sipas njoftimit, gjatë zhvillimit të hetimeve, është sekuestruar një telefon, i cili do të shërbejë si provë në procedurën e mëtejme hetimore.

Prokuroria Themelore në Prishtinë do të ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme konform dispozitave ligjore për ndriçimin e plotë të rastit.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Shtetit, në këto zgjedhje janë angazhuar rreth 80 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët po qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në zgjedhjet e sivjetme lokale.

Procesi i votimit për balotazh, sot është duke u zhvilluar në 18 komuna të vendit. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot