Britania i dërgon ndihmë Belgjikës pas incidenteve me dronë

- Bota Sot

Britania i dërgon ndihmë Belgjikës pas incidenteve me dronë

Britania po dërgon ekspertë dhe pajisje në Belgjikë për të ndihmuar në ndalimin e incidenteve që përfshijnë dronë të paidentifikuar, të cilët kanë mbyllur përkohësisht aeroportet, tha sot ushtria britanike.

Dronët u vunë re mbi aeroportet dhe bazat ushtarake belge javën e kaluar, dhe në muajt e fundit ato janë parë në pjesë të tjera të Evropës.

Richard Knighton, kreu i forcave të armatosura britanike, i tha BBC-së se homologu i tij belg i kishte kërkuar ndihmë dhe se pajisjet dhe personeli ishin tashmë në rrugë e sipër.

“Sekretari i Mbrojtjes dhe unë ramë dakord në fund të javës së kaluar që të dërgonim njerëzit dhe pajisjet tona në Belgjikë për të ndihmuar”, tha Knighton, pa zbuluar numrin e këtyre ekspertëve ose çfarë lloj teknologjie po dërgohej. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot