Dëmtimi i Seskos nuk është serioz

- Bota Sot

Dëmtimi i Seskos nuk është serioz

Manchester United ka marrë lajme pozitive për lëndimin e Benjamin Seskos.

Sulmuesi slloven, që u detyrua të largohej nga ndeshja ndaj Tottenhamit për shkak të një problemi në gju, ka bërë testet fillestare, të cilat tregojnë se dëmtimi nuk është serioz.

Sipas “Sportklub”, vetëm rezonanca magnetike (MRI) do të konfirmojë gjendjen e plotë, ndërsa klubi po qëndron i kujdesshëm deri në rezultatet përfundimtare.

Trajneri Ruben Amorim pranoi se është i shqetësuar, por shpreson në rikuperim të shpejtë, pasi Sesko është i rëndësishëm për skuadrën.

Ai ka shënuar dy gola që prej transferimit të tij veror te Manchester United.



Lexoni të gjitha në Bota Sot